Vlahovic “xhevahiri” i merkatos, Juve shpeshton kontaktet me agjentin e lojtarit

schedule14:00 - 15 Janar, 2022

schedule 14:00 - 15 Janar, 2022

Dushan Vlahovic është “xhevahiri” i kësaj merkatoje, ku shumë skuadra po kërkojnë shërbimet e tij.

Fiorentina po shqyrton me kujdes të gjitha ofertat e ardhura në drejtim të sulmuesit serb, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga ylli i tyre.

Një tjetër skuadër kërkon qëndrimin e Vlahovic në Seria A dhe bëhet fjalë për Juventusin. Rinovimi i Paulo Dybala duket se do të komplikohet dhe kështu bardhezinjtë janë rikthyer fuqishëm te Dushan Vlahovic.

Sipas “Tuttosport” raportohet se  kontaktet mes Juventusit dhe agjentit të lojtarit janë të vazhdueshme, me takime të shumta në ditët e fundit për të kuptuar mundësinë e një trasnferimi të mundshëm.

Një operacion i vështirë ky për “Zonjën e Vjetër” e cila duhet të mposhtë disa skuadra që kërkojnë lojtarin serb dhe që ofrojnë shumë herë më shumë se bardhezinjtë. /f.a/abcnews.al