Erdhi me shumë bujë te Juventus por kurrë nuk i përmbushi pritshmëritë. Pas vetëm 1 sezoni e gjysmë te “zonja e vjetër” e Italisë, “bomberi” serb, Dusan Vlahovic, mund ta shoh veten larg “Allianz Stadium” në fund të kësaj merkatoje vere.
Siaps raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Juventus nuk pranon më pak se 60 milionë euro për 23-vjeçarin, me këtë të fundit që është interesant për klube si PSG, Neëcastle, Bayern Munich e Chelsea.
“Bardhezinjtë” kanë bërë gjithashtu gati dhe objektivat në rast largimi të Vlahovic, me ish-“bomberin” e Sassuolo, Gianluca Scamaça dhe talentin francez të sulmit, Hugo Ekitike, që pëlqehen shumë nga tekniku Allegri. /i.m /abcnews.al