Vlahovic, “hero” në Xhenoa/ Juventus rikthehet me fitore bindëse në Serie A, “Zonja” fiton me tre gola në “Luigi Ferraris”

schedule19:56 - 28 Shtator, 2024

schedule 19:56 - 28 Shtator, 2024

Ishte padyshim një fitore, e siguruar gjithashtu në një fushë aspak të lehtë.

“Bardhezinjtë” e Juventus janë rikthyer me spektakël te triumfi në Serie A, teksa në “Stadio Luigi Ferraris” kanë mundur skuadrën e Genoa, me rezultatin e thellë 3-0, me të tre golat e sfidës, që erdhën në 45 minutat e dyta të lojës.

Protagonist absolut mund të konsiderohet “bomberi” serb, Dusan Vlahovic, i cili shënoi fillimisht një 11-metërsh në minutën e 48’-të dhe 7 minuta më vonë dërgon në rrjetë një pasim të Koopmeiners, për t’i lënë më pas vendit rrjetës së “diamantit” portugez, Francisco Conceicao.

Falë këtij triumfi të madh, skuadra e Juventus ngjitet në vendin e parë të tabelës, me 12 pikë, teksa deri më tani janë e vetmja skuadër në ligat e mëdha që nuk kanë pësuar gol në kampionatin e tyre. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!