Vlahovic fantastik, thyen mallkimin 2-vjeçar të Juves, për herë të fundit ndodhi kur luante CR7

schedule14:35 - 29 Gusht, 2022

schedule 14:35 - 29 Gusht, 2022

Dusan Vlahovic është kthyer në një lojtar kryesore të skuadra e Juventusit, me sulmuesin serb që po mban mbi supe fatin e “Zonjës së Vjetër” në këtë fillim sezoni, pasi në 3 ndeshje ka arritur të shënojë 3 gola.

Por goli i shënuar në barazimin me Romën do të jetë i veçantë për sulmuesin serb dhe për bardhezinjtë.

Ish-lojtari i Fiorentinës arriti që në minutën e dytë të realizonte një super gol nga goditja e dënimit. Diçka e tillë ndodhte para 2 vitesh, kur Cristiano Ronaldo ishte lojtar i Juves, me portugezin që shënoi kështu edhe goditjen e fundit, deri sa Vlahovic do të thyente këtë mallkim.

Që në momentin kur portugezi zbarkoi në Torino mori përsipër të ekzekutonte të gjithë goditjet e dënimit, në fakt nuk ishte shumë mbresëlënës në këtë pjesë pasi në 56 tentativa realizoi vetëm një gol.

Dikur Juve e ka pasur një pikë të fortë goditjet e dënimit pasi kishte goditës si Pirlo, De Piero, Pjanic, Tevez e Dybala. “Mbreti” i goditjeve dënimi në Serie A mbetet Mihajlovic autor i 28 golave, më saktë këtë vend e ndan me Andrea Pirlon po me 28 gola, ndërsa në vendin e tretë renditet Del Piero me 22 gola.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!