Dusan Vlahovic doli pozitiv me COVID-19, ndërkohë që pas tij te Fiorentina u konfirmuan edhe tre raste të tjera. Njëri është fizioterapisti, Stefano Dainelli, ndërkohë që dy të tjetër janë futbollistët Patricks Cutrone dhe German Pazella.
Gazzeta dello Sport raporton se ditë më parë ka pasur një takim mes lojtarëve dhe drejtuesve, çka ka bërë që serbi Vlahovic ta përçojë virusin e tjerë të dy shokët e skuadrës dhe fizioterapisti. Mbetet të shihet nëse edhe ndonjë tjetër e ka pësuar.
Veç kësaj, raportohet se Vlahovic ditë më parë kishte dalë për vrapi në prakun “Cascine”, ku nuk u ka thënë “jo” fotografive me tifozët, që gjithashtu janë të rrezikuar nga COVID-19. /abcnews.al