Juventusi mori një fitore falë afrimeve të reja të afruara gjatë merkatos së janarit. Dyshja Vlahovic-Zakaria i siguruar 3 pikë të rëndësishme “Zonjës së Vjetër” ku të dy ishin protagonistë duke shënuar edhe golin e tyre të parë më fanellën e skuadrës bardhezi.
Nëse kjo dyshe ishte protagoniste gjithçka ishte e pritshme, por ajo që ka zgjuar edhe ëndrrat e tifozëve juventinë është raporti i dy sulmuesve. E gjithë kurioziteti ishte se si do funksionojë dyshja e sulmit Paolo Dybala dhe Dushan Vlahovic, më argjentinasin se si do reagonte në raport me sulmuesin serb.
Por duket se kjo ndeshje ishte një provim i kaluar me sukses nga dyshja e sulmit.
“Dybala-Vlahovic provim i kaluar me sukses. Apel për Arrivabene: mos i ndani”, – shkruan “Tuttosport”.
Të dy e gjetën veten mirë në fushë. Asisti i argjentinasit për golin e serbit u festua me “maskën” Dybala (një gjest spontan). Të dy i bëjnë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë dhe apeli për Arrivabene është që të mos i ndajë, tashmë që “tango” ka nisur.
“Vlahovic tashmë e ka ndryshuar Juven kjo është ajo që i mungonte pas CR7”, – shkruan “Corriere dello Sport”, duke komentuar fitoren e bardhezinjve ndaj Veronës. /f.a/abcnews.al