Me vetëm 14 gola e 4 asistime, në 42 përballjet e regjistruara në 42 përballjet e sezonit të shkuar, “bomberi” serb, Dusan Vlahovic, duket se do të nisë një “aventurë” të re këtë merkato vere, nëse oferta e duhur i vjen “zonjës së vjetër”.
Në gjurmët e “shtatlartit” ballkanas janë tre ekipe të Premier League, me Chelsea, Tottenham e Manchester United, që janë tepër të interesuara për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar, pavarësisht të sezonit jo fort të mirë që kaloi.
Ndër të lartpërmendurit, më të interesuar mbeten “blutë” e Chelsesa, të cilët e kanë tepër të nevojshëm një sulmues me cilësitë e Vlahovic për sezonin e ardhshëm, ku nën udhëheqjen e teknikut Pochettino do të tentojnë ringritjen e madhe. /i.m /abcnews.al