Vlahovic drejt Anglisë, Atletico piketon një brazilian për majën e sulmit

schedule14:38 - 19 Gusht, 2021

schedule 14:38 - 19 Gusht, 2021

Diego Simeone pret një qendërsulmues, akordi me Dusan Vlahovic nuk u arrit (21-vjeçari do transferohet te Manchester City) dhe drejtuesit e Atletico Madrid janë fokusuar në Bundesliga.

Kicker shkruan se kampionët e Spanjës po tentojnë të afrojnë në skuadër Matheus Cunha, sulmuesi brazilian të Hertha Berlin, i cili realizoi 8 gola sezonin e kaluar me ekipin kryeqytetas.

“Colchoneros” kanë paraqitur një ofertë zyrtare prej 30 milion eurosh për 22-vjeçarin, i cili pak ditë më parë refuzoi rusët e Zenitit. Tani pritet përgjigja e drejtuesve të Hertha Berlin. /abcnews.al