Juventus po përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Monzas, e cila do të zhvillohet të dielën në Allianz Stadium.
Në faqen zyrtare të klubit u shfaq një mesazh se nesër do të ketë një seancë të dyfishtë stërvitore, ndërsa në orët e vona të mëngjesit është planifikuar një miqësore ndaj ekipit të Next Gen. Një lloj prove do të ketë për Paul Pogba dhe Dushan Vlahovic.
Rikuperimi i të dy lojtarëve vazhdon sipas planit. Krahasuar me stërvitjet individuale, ky do të jetë hapi i parë në rikthimin gradual të tyre në fushë. Sytë e Massimiliano Allegrit do të gjykojnë në mënyrë të pashmangshme gjithçka që do të ndodhë në ndeshjen stërvitore të nesërme. /G.D abcnews.al/