Vladimir Putin ndan Urdhrin e Miqësisë për Aleksandër Vulin

schedule12:26 - 30 Janar, 2024

schedule 12:26 - 30 Janar, 2024

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ndarë Urdhrin e Miqësisë për ish-drejtorin e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandër Vulin.

Lajmi u konfirmua nga Lëvizja e Socialistëve, që është themeluar nga Vulini, shkruan REL.

Sipas njoftimit, Vulin u nderua “për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes BIA-s dhe Shërbimit të Huaj të Inteligjencës të Rusisë [SVR] në fushën e garantimit të sigurisë shtetërore dhe të mbrojtjes ë interesave kombëtare të Serbisë dhe Rusisë”.

Lëvizja e Socialistëve njoftoi se i dërguari i Putinit, drejtori i Shërbimit të Huaj të Inteligjencës ruse, Sergei Naryshkin, ia dha urdhrin Vulinit në selinë e këtij shërbimi në Moskë.

Naryshkin, sipas njoftimit, tha se Vulini e meriton këtë çmim për shkak të përpjekjeve të tij të vazhdueshme që synojnë të zhvillojnë raportet ruso-serbe dhe bashkëpunimin e shërbimeve të inteligjencës së Rusisë dhe Serbisë.

Vulin ka vazhduar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarët rusë edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vetëm dy ditë më parë, Vulin po ashtu u nderua nga drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, gjenerali i ushtrisë, Aleksandër  Bortnikov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!