VKM-ja, ukrainasit mund të jetojnë në Shqipëri deri në 1 vit pa leje qëndrimi

schedule14:24 - 18 Mars, 2022

schedule 14:24 - 18 Mars, 2022

Shtetasit nga Ukrainë, të cilët i ikin luftës kanë të drejtë të hyjnë dhe qëndrojnë në Shqipëri pa leje qëndrimi në nj afat deri në  vit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas VKM-së, ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

E plotë:

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!