Vjosë, gjendet varka e lashtë, dyshohet se i përket Luftës së Parë Botërore

schedule15:25 - 20 Shkurt, 2024

schedule 15:25 - 20 Shkurt, 2024

Një varkë e vjetër është gjetur në brigjet e Vjosës pranë fshatit Kashisht. Studiuesit mendojnë se varka është më shumë se 100 vjeçare dhe i përket Luftës së Parë Botërore, por nuk përjashtohet as mundësia e një periudhe të mëhershme.

Varka është gjetur rastësisht nga banorë të fshatit Kashisht pak ditë më parë.

Nga këqyrja e skeletit dhe materialeve të përdorura ne ndërtimin e saj arkeologu Bashkim Vrekaj thotë se mjeti lundrues mund t`i përkasë Luftës së Parë Botërore.

Banorë të Kashishit, tregojnë se dekada më parë varka të tilla prej druri përdoreshin për transportin e njerëzve dhe mallrave në mungesë të urave mbi lumin Vjosë.

Mbetjet e gjetura pritet të analizohen dhe studiohen nga ekspertët të cilët do të dalin në përfundim nëse varka i përket luftës së parë apo një periudhe më të hershme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!