Vjosa “shkon” në Skoci, aktivisti: Parku natyror nuk e mbron, degët unike nuk duhen prekur

schedule19:50 - 2 Nëntor, 2021

schedule 19:50 - 2 Nëntor, 2021

Olsi Niko përfaqësues i “Eko Albania”, një prej shoqatave që prej vitesh është në mbrojtje të lumit Vjosa deklaroi në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu se asnjë pjesë e këtij lumi nuk është shpallur park kombëtar në terma ligjorë.

Niko komentoi edhe foton e Ramës sot me Di Caprion në samitin e Klimës në Skoci, duke theksuar se përveç aktorit me famë botërore janë edhe shumë figura të tjera si dhe konventa që kanë kërkuar me ngulm shpalljen park kombëtar.

“Ajo që për mua është e paqartë. është se cili nga të dy e ka seriozisht. Mendoj se Di Caprio e ka seriozisht. Uroj që ajo që shohim në foto të jetë e vërtetë sepse atë nuk e ka në dorë Di Caprio, por kryeministri. Konventa e kanë kërkuar me ngulm shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Ajo që e bën Vjosën dhe kryeministrin, është një mundësi e artë të jesh administratori i lumit të fundit  të egër në të gjithë Europën. Asnjë pjesë nuk është shpallur park kombëtar në kuptimin ligjor”, u shpreh ai.

Duke bërë krahasimin në terma me parkun natyror, Niko theksoi se kjo nuk do e mbronte për një afat të gjatë. Ai shtoi se në rast se mbrohet vija kryesore dhe degën e saj vendoset të ndërtohet hidrocentral apo aeroport, atëherë Vjosa do i humbasë vlerat.

“Parku natyror mund të jetë edhe një habitat totalisht i ndërtuar nga njeriu. Janë degët e Vjosës që e bëjnë unike. Nëse ne themi që do ndërtojmë Vjosën dhe në grykëderdhjen e saj do të ndërtojmë një aeroport. harrojeni Vjosën, ashtu i humbet vlerat. Qeveria shqiptare ka ndryshuar kursin për të ardhmen e Vjosës. Qasje krejt ndryshe për mbrojtjen e vlerave natyrore.

Kryeministri ka folur. Vjosa nuk do preket. Jam i bindur që shumë shpejt do shpallet park natyror por nuk e mbron për një afat të gjatë. Ajo që serviret është çështja teknike që përgjatë Vjosës ka zona të banuara. Nuk do të thotë se është faktor përjashtues për t’u shpallur park kombëtar. Ajo që bëhet është disiplinimi brenda zonës së Mbrojtur”, deklaroi ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!