Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

schedule19:30 - 4 Prill, 2021

schedule 19:30 - 4 Prill, 2021

Vjosa Osmani është zgjedhur ditën e sotme Presidente e Kosovës.   Tashmë Republika e Kosovës ka presidentin e gjashtë me radhë që nga paslufta. Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë. Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar. Ndërkohë 11 vota ishin të pavlefshme.

Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota.

Vjosa Osmani ishte pjesë e LDK-së deri para pak kohësh, kur u shkarkua më pas nga detyra.

Osmani është e martuar dhe ka dy vajza. Para se të bëhet presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!