Presidenca ka zbardhur axhendën e vizitës dy ditore të Vjosa Osmanit në Tiranë. Presidentja e Kosovës pritet të vizitojë kryeqytetin në datat 4-5 Shtator me ftesë të homologut Bajram Begaj.
Në orën 10:00, Begaj do të presë Osmanin në presidencë me një ceremoni zyrtare. Më pas do të vijohet edhe me takimet mes dy krerëve të shteteve dhe takimin e zgjeruar me delegacionet.
Në orën 11:40 – 12:05 është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Osmani pritet të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë gjatë qëndrimit në Shqipëri./abcnews.al