Vjosa Osmani takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e zyrës së BE-së

schedule19:03 - 6 Mars, 2023

schedule 19:03 - 6 Mars, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së.

Takimi u zhvillua këtë të hënë në amnbientet e Presidencës, ku u diuskuta për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë.

“Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë, hapat e mëtutjeshëm, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë. Tutje, Presidentja Osmani potencoi se dakordimi rreth aneksit për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Presidentja Osmani po ashtu theksoi se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive karshi dialogut me Serbinë, dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për një proces i cili kontribuon në paqe, siguri dhe prosperitet të qëndrueshëm në vend e rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!