Vjosa Osmani në Uashington/ Vokshi: E vetmja presidente që ka pasur takime me zyrtarë të SHBA

schedule17:32 - 6 Shkurt, 2025

schedule 17:32 - 6 Shkurt, 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në Uashington, ku ka folur në një Forum për çështjet e sigurisë që mbahet çdo vit në Kongresin amerikan. Në vijim të agjendës së saj, ajo do të ketë takime me administratën e re të Donald Trump.

Lidhur me këtë vizitë ka folur në “Ballkan Update”, gazetarja Krenare Vokshi, e cila u shpreh se Osmani është e vetmja presidente që ka pasur takime me zyrtarë të SHBA.

“Ashtu siç e thatë dhe ju është një vizitë e rëndësisë së madhe për shkak se presidentja Osmani është bërë udhëheqësja e parë, apo politikania e parë, që është takuar me politikanë të lartë të SHBA në presidencën Trump dy. Ishte një vizitë e paparalajmëruar më parë, nga ana e presidentes, por nuk ka qënë e çuditshme. Sepse ka qënë pikërisht Vjosa Osmani, mund të them prej presidenteve të vetme që ka pasur Republika e Kosovës, që ka pasur takime të shumta me zyrtarë të lartë të SHBA. Madje, duke u shpallur dhe si qytetare nderi. Kjo nga ana e kongresmenëve amerikanë, vjen në një kohë që ka qenë mëse e domosdoshme, sepse duke përcjellur dhe ngjarjet e fundit në Kosovë është vënë në dyshim gjithashtu raporti i Kosovës me SHBA.

 Po ashtu dhe kritikat që kemi pasur kohët e fundit nga zoti Richard Grenell, i cili tashmë në administratën Trump dy, është përzgjedhur nga presidenti Trump për misione të posaçme dhe që në të kaluarën ka pasur rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Pra, kemi parë kritika të vazhdueshme ndaj kryeministrit të Kosovës dhe kjo e dëshmon që SHBA, po ashtu dhe Republika e Kosovës, marrëdhëniet e tyre i kanë të ndërtuara mbi raporte të tjera, jo vetëm personale, apo mbi personalitete që janë në krye të shtetit të Kosovës”, tha Vokshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!