Vjosa Osmani në krye të Kosovës, politologu zbulon prapaskenat pas zgjedhjes së saj

schedule08:33 - 5 Prill, 2021

schedule 08:33 - 5 Prill, 2021

Politologu Adnan Beqiri ka komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës mbrëmjen e djeshme. Osmani arriti të sigurojë 71 vota në raundin e tretë të votimit, duke fituar besimin e Kuvendit për të qenë në krye të shtetit për një mandat 5 vjeçar. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, politologu thotë se krahas anëve pozitive, ekzistojnë disa elementë negativë që e bëjnë zgjedhjen e saj sipas një stili thaçist.

Një tjetër element tjetër i mirë është nëse bëjmë një krahasim të presidentes aktuale, figurës së saj politike, e cila del të jetë shumë më e mirë në krahasim me dy presidentët e kohëve të fundit. Kjo asesi nuk e bën këtë proces të shitet vetëm me nota pozitive, ka dhe elemente shumë negative. 

Vetë fakti që elita politike kosovare nuk ka arritur që të krijojë një standard, i cili do të mundësonte që përfundimisht të arrinte një nivel më të lartë politik, ku zgjedhja e presidentit do të bëhej jo vetëm në mënyrë konsensuale por do të ngriheshin dhe një hap më lart që ky kandidat të përfaqësonte vlera të mirëfillta të urtësisë politike.”, u shpreh ai.

Më tej politologu shtoi:  “Kurti sorrolatej nëpër parlament duke kërkuar vota, nuk ekzistonte vullnet politik ndër partitët opozitare, vota e të cilëve nevojitej që të votohej kandidatja në fjalë. Ishin komuniteti goran dhe Romani Iniciativa që përcaktuan fitoren, atë të cilët nuk ishin një ditë më parë, Duhet një intervenim nga ana e Kurtit që t’ju premtonte poste të ndryshme ministrore për të fituar.

Kemi dhe deputeten e re dhe të padenjë, e cila partia e saj deri më dje e akuzon se qeveria mund t’ju ketë ofruar tendera të ndryshme duke patur parasysh se familja e saj janë shumë të mëdhenj në botën e ndërtimeve. Kjo është fakt, se a me të vërtetë i ka ofruar kjo mbetet të shihet.”, shtoi Beqiri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!