Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen si mysafire në familjen e kompozitorit Kaçinari. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo me anë të një statusi në rrjetet sociale. Osmani shprehet se festat na mbajë bashkë edhe kësaj here.
“Në natën e Krishtlindjes isha mysafire në shtëpinë e zonjës Greta Kaçinari, e cila e hapi zemrën dhe derën me një mikpritje tejet të ngrohtë e miqësore nga ku i përcollëm urimin për Krishtlindje të gjithë bashkëqytetarëve tanë të krishterë.
Me të ngremë dolli dhe kujtuam edhe kompozitorin e madh Gjergj Kaçinarin, i cili la një trashëgimi të pasur muzikore. Festat fetare na mbajnë bashkë çdoherë, ndaj edhe kësaj here, urimet më të ngrohta dhe gëzuar për jetë e mot Krishtlindjen!”, shkruan Vjosa Osmani./mv.abcnews.al