Vjosa Osmani: Askush në Kosovë nuk duhet të bjerë pre e konspiracioneve të Vuçiç

schedule15:40 - 12 Nëntor, 2019

schedule 15:40 - 12 Nëntor, 2019

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre, reagoi të martën ndaj presidentit serb Vuçiç, i cili tha se futja e Nismës në Kuvend është lojë për të dëmtuar Albin Kurtin. Osmani tha se se jo rastësisht Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Propagandës në kohën e Millosheviçit.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me deklaratën e dhënë nga kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, i cili tha se futja e NISMA-s në Kuvend, është lojë e LDK-së për të dëmtuar Albin Kurtin.

Osmani tha se jo rastësisht Aleksandar Vuçiqi ishte ministër i Propagandës në kohën e Millosheviçit dhe se pikërisht këtë propagandë pra, e bën më së miri.

“Kështu, për fat të keq, ka arritur të mashtrojë disa diplomatë anekënd botës, të cilët i besojnë lotëve të tij të krokodilit dhe aktrimit të tij dramatik sa herë flitet për Kosovën. Por, askush në Kosovë nuk duhet të bie pre e konspiracioneve të Vuçiçit”, tha Osman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!