Vjosa dhe Shkumbini dolën nga shtrati, Haki Çako: Çfarë po ndodh në Rrugën e Arbrit

schedule19:23 - 29 Nëntor, 2021

schedule 19:23 - 29 Nëntor, 2021

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore. Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako u shpreh për “ABC”  se situata është nën kontroll dhe për momentin nuk ka asnjë aks kombëtar të bllokuar. Ai tha se reshjet do të vazhdojnë.

Reshjet janë të konsiderueshme për të mos thënë të larta, pritet që të vazhdojnë në ditët në vazhdim. Më problematike janë zonat e Vlorës, Fierit, Lezhës dhe Shkodrës. Ka reshje edhe në zonat e Veriut, Dibrës dhe Kukësit.

 Problematika nuk janë konstatuar. Nuk ka akse të bllokuara, është punuar për hapjen dhe pastrimin e tyre. Deri në këto momente, rrugët kryesore janë të lirë” tha ai.

Por si është situata në Rrugën e Arbrit, ku pasditen e sotme vetëm pak orë pasi u hap, aksi u bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës? “Është krijuar një “blackout” me makinat që kanë synuar që të qarkullojnë që në ditën e parë në Rrugën e Dibrës ndonëse ka një “bypass”.

Lexo edhe: Probleme te Rruga e Arbrit, ish-deputeti i PD-së nxjerr pamjet: Qindra makina në kaos

Aktualisht janë marrë të gjitha masat, janë dërguar të gjitha mjetet, që janë të operatorit për të zhbllokuar situatën, pasi ka filluar dëbora. Po zhbllokohet situata, janë borëpastrueset aty dhe mjetet e tjera. Janë marrë masat në të dy krahët” deklaroi ai.

Lumi Vjosa dhe Shkumbini dolën nga shtrati duke shkaktuar përmbytjet e para, por situata nuk paraqitet problematike për momentin./ Abcnews.al