Niveli i ujit në Vjosë sipas emergjencave civile mesditën e të dielës nisi rënien. Lumi doli sërish nga shtrati pranë urës së Mifolit mbrëmjen e shkuar duke përmbytur pazarin e vjetër poshtë urës. Në pjesën tjetër të territorit autoritetet thonë se situtata është nën kontroll.
Ulje niveli i Vjosës ka pësuar dhe në Memaliaj dhe pritet që kjo sipas specialistëve të reflektohet dhe pranë Novoselës. Për të parandaluar përmbytje të tjera vijon puna për të përforcuar mbrojtjen nga lumi. Situata po mbahen në monitorim ndërsa banorëve iu është bërë thirrje të qëndrojnë në gatishmëri dhe të shmangin lëvizjet pranë lumit.
Ndërkohë në Novoselë të dielën emergjencat civile filluan punë për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Grupet e punës janë angazhuar për të nisur proceduar e kompensimit për familjet e prekura.
Autoritetet lokale I bëjnë thirrje banorëve të bashkëpunojnë në mënyrë që procesi të realizohet sa më shpejt. / abcnews.al /


