Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vjosa arrin nivelin 9 metra në urën e Mifolit/ Mbi 100 hektarë tokë të përmbytura, evakuohen 13 banesa

schedule07:46 - 8 Janar, 2026

schedule 07:46 - 8 Janar, 2026

Niveli i lumit Vjosë ka shënuar rritje të ndjeshme, duke krijuar një situatë shqetësuese. Në stacionin matës të Memaliajt, niveli i ujit ka arritur në 7.5 metra, çka tregon se prurjet janë shumë të larta.

Ndërkohë, në urën e Mifolit, lumi ka shkuar në nivelin 9 metra, duke mbuluar plotësisht njësinë matëse dhe duke e bërë të pamundur monitorimin e saktë të situatës në atë pikë.

Si pasojë e prurjeve të mëdha, rreth 100 hektarë tokë janë përmbytur.



Autoritetet lokale raportojnë se deri tani janë evakuuar 13 banesa, që prej ditës së djeshme, për shkak të rrezikut të shtuar për jetën dhe pronën e banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por situata mbetet kritike.

Lumi Vjosë paraqet rrezik serioz për përmbytje të mëtejshme nëse reshjet dhe prurjet e larta vijojnë edhe në orët në vazhdim. Strukturat e emergjencës janë në gatishmëri dhe u bëhet thirrje banorëve të zonave pranë lumit të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!