Vjollca Meçe: Pritej që vendi të mbetej pa Gjykatë Kushtetuese

schedule21:45 - 5 Prill, 2019

schedule 21:45 - 5 Prill, 2019

Vjollca Meçe, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ish-drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit dhe tanimë eksperte ligjore e pavarur, ishte e ftuar në “Provokacija”. E teksa fliste për reformën në drejtësi ajo është shprehur se pritej që vendi mund të mbetej pa Gjykatë Kushtetuese.

“Ishe e parashikuar që edhe mund të ndodhte. Unë kam ndjesinë dhe nuk e di se çfarë mendojnë ndërkombëtarët dhe nuk kam qenë në grupin e atyre që kanë punuar për reformën në drejtësi, por di që mendohej edhe kjo gjë dhe pritshmëria nuk ishte që do të shkonte deri në këto përmasa selektimi. Në një farë mënyre jam kapur në befasi. Por gjendjen e ka agravuar fakti që u ngadalësuan ritmet. Ky është një konstatim që e bëjnë ato organizata që po e monitorojnë reformën në drejtësi”.

Ajo ka folur për eksperiencën e gjatë në pozicionet e lartpërmendura, por edhe për detyrën si ish-këshilltare ligjore e Jozefina Topallit.

“E kam dhënë dorëheqjen nga ajo detyrë sepse e pashë që ma kishin dhënë atë detyrë por nuk besonin. Mbasi mbarova mandatin në Gjykatën Kushtetuese më ka thirrur në zyrë Jozefina Topalli dhe ishte kryetare e Kuvendit në atë kohë dhe më kërkoi që të bëhesha këshilltare ligjore në kabinetin e saj të ngushtë. Sepse kështu ndodh në Shqipëri të japin një funksion të ngjisin në majë të piramidës dhe në momentin që mbaron mandati t’i bie në rënie të lirë. Unë vendosa ta pranoj dhe e pranova se do të bëja punën time. Nuk do isha funksionare politike por do bëja detyrën time si këshilltare ligjore. Më thanë se nuk ishte një detyrë politike dhe e pranova. Por e kuptova që kryetarja e Kuvendit nuk kishte nevojë për këshillë juridike. Kështu me kalimin e disa muajve unë i paraqita asaj dorëheqjen. Jo se nuk me dëgjonte por ashtu funksionon edhe sot sepse vendimet merren politikisht. Teknicienët e kanë të vështirë të imponojnë vendimin”.

Në tej duke folur për situatën politike në vend, ku Vjollca Meçe është shprehur se elita politike duhet të ndryshojë.

“Është pjesë e jetës, elita duhet të ndryshojë. Unë nuk e quaj veten pjesë të elitës si një ish-drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit. Mua më vjen keq që në elitat e shteti tonë në elitat e politikës apo dhe të gjitha fushave shikoj njerëz që duan ta mbajnë me çdo kusht. Por jeta ta sjell atë presionin sepse edhe brezat e rinj kanë jetën e tyre dhe kanë të drejtën e tyre ta jetojnë dhe të bëjnë karrierë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!