Vjet në Superiore, sivjet nuk ka 11 lojtarë për Kategorinë e Dytë

schedule13:12 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 13:12 - 11 Dhjetor, 2019

Kamza u përjashtua vjet nga Kategoria Superiore, pasi në ndeshjen me Laçin u dhunua arbitri Eldorian Hamiti. Komisioni i Disiplinës vendosi ta zbriste në Kategorinë e Dytë, ku skuadra periferike e kryeqytetit garon këtë sezon futbollistik.

Presidenti Naim Qarri e ka shprehur edhe më parë se e ka të pamundur klubin, ndërkohë që Bashkia në krahun tjetër ka qenë indiferente. Ekipi u ndërtua vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit, ndaj edhe rezultatet janë të dobëta.

Jo vetëm kaq, por edhe numri i lojtarëve të Kamzës është i vogël, çka ka bëtë që në sfidën e djeshme kundër Vorës ta nisin me 9 futbollistë. Një ngjarje e paprecedentë, që tregon edhe njëherë problematikat e shumta që kanë klubet e futbollit në vendin tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!