Policia e Vlorës, ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar.
Artan Agolli nga Korça u vu në pranga gjatë operacionit antidrogë të quajtur “Vjeshta”.
Në banesën e tij në Dhërmi të Vlorës, policia sekuestroi 107 doza kokainë, 353.000 lekë të rinj, 875 Euro, si dhe 100 dollarë. Gjithashtu u bllokua një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike dhe dy aparatë celularë
Ndërkohë në Sarandë, policia arrestoi në flagrancë Marjo Kolën, 42 vjeç. Kapja e tij u bë në lokalin ku punonte si menaxher dhe banakier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e lokalit, u gjet 4 gramë kokainë./abcnews.al