Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vjeshta shton virozat/ Ulja e temperaturave, më shumë fëmijë e të moshuar të prekur

schedule13:42 - 25 Tetor, 2025

schedule 13:42 - 25 Tetor, 2025

Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e të prekurve nga virozat. Sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve në qendra shëndetësore e spitale javën e fundit. Më të prekur janë më të vegjlit.

“Moshat janë  4 – 5 vjeç edhe poshtë. Mosha e kopshtit dhe parashkollorit më e predispozuar të kalojë virozë”, tha pediatrja Anila Sevdari.

Ankesat më të shpeshta sipas mjekëve në qendrat shëndetësore janë ato që lidhen me rrugët e frymëmarrjes. Ndonëse karakteristike për sezonin veror pediatrit thonë se nuk munguar as shqetësimet në sistemin tretës.

“Fillojnë me probleme të rrugëve respiratore.  Në shumicën e rasteve janë me hundë, me rinit, pastaj shoqërohet me sinozit me dhimbje koke.  Herë pas here sekrecionet që nuk drenohen nga fëmijët për shkak të moshës, kalojnë në otite, dhimbje veshi dhe faringite dhimbje fyti.

Përveç rrugëve të frymëmarrjes që janë më të shpeshta, kemi pasur gastroenterite, po më pak, me të vjella dhe enterite të ndryshme që herë pas here shoqërohen dhe me temperaturë. I kemi pasur rastet në ekstrem, edhe atë lloj viroze me tre katër ditë, temperaturë të lartë, shoqëruar me stomatitet, aftet në gojë, por kemi pas dhe me temperaturë subfebrike 37 e gjysmë 38  dhe këto janë ato raste që na rrisin më shumë vigjilencë se janë rastet që kalojnë nga trakeitet nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes  kalojnë në bronkite, bronkiolite tek fëmijët më të vegjël apo në bronkopneumoni që janë më të rralla”, shpjegoi ajo.

Si duhet të veprojnë prindërit?

“Viroza do të bëjë ciklin e vet, 3-4 ditë do ti ketë shenjat. Kur kalon më shumë se kaq,  jep  komplikacione në drejtim të frymëmarrjes, të dehidrimit, patjetër të paraqiten te ne.  Mund të mbahet temperatura me antipiretik, por patjetër pa ilaçe”, tha pediatrja.

Epidemiologët  thonë se numri i të prekurve  nga virozat  javët e ardhshme pritet të shtohet   kur  parashikohet dhe qarkullimi I gripit stinor.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!