Natyra është frymëzim i pashtershëm për piktorin Orion Shima. Ekspozita e çelur në Fab “ Kjo vjeshtë “ përcjell ndjeshmërinë e thellë të artistit në ekskursionin e përhershëm që ai bën në katër stinët bukurive të saj.
Forca e vjeshtës ndihet jo vetëm në ngjyrë, por edhe në formate të mëdha, çka artisti thotë se i jep liri.
Orioni na e përcjell më fort se kurrë më parë indiferencën e njeriut ndaj natyrës , me doza ironie ai kundërvë asaj indiferencën “e pafajshme” të dordolecëve, por që në të njëjtën kohë aktualizon edhe me çiftet që rrinë bashkë për inereci , duke i kryqëzuar në indiferencën stoike të dordolecëve, këtyre totemeve, “njerëzve të zbrazët” të Eliotit, të cilët e ngushëllojnë se bota merr fund “jo me një gjëmim, por me një psherëtimë”, madje pa u ndier fare.
Por, sipas kuratorit Parid Teferic nëse i kthehemi “Aurorave të vjeshtës” së Stivensit, edhe “kjo është hiçgjë, nëse nuk përmblidhet tek një njeri i vetëm”. Për fat, Orioni dëshmon se kemi mes nesh ende njerëz të tillë jo indiferentë./abcnews.al/