Vjen zyrtarizimi i shumëpritur, Armando Broja firmos me klubin e tij të ri

schedule23:52 - 1 Shkurt, 2024

schedule 23:52 - 1 Shkurt, 2024

Armando Broja është zyrtarisht futbollist i Fulhamit, që arriti marrëveshjen me Chelsean për ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, për shifrën e 4 milionë paundëve, me 22-vjeçarin nga Malësia e Madhe, që ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur kontratën me londinezët, teksa sipas raportimeve të mediave, “bomberi” do të mbajë numrin 9 mbi fanellë.

Ky numër ka qenë i lirë të Fulham dhe tashmë do ta mbajë mbi shpinë Armando Broja, që në fushë do të ketë detyrë të udhëheqë sulmin e klubit londinez. Broja kishte oferta të shumta për t’u huazuar për pjesën e mbetur të sezonit, por bashkë me “Blutë”, zgjodhën skuadrën e Fulham, që ofronte më shumë garanci aktivizimi, aspekt ky mjaft i rëndësishëm për sulmuesin shqiptar, që vjen pas një dëmtimi të rëndë.

Broja pritet të grumbullohet që për sfidën e të shtunës ndaj Burnley në transfertë, megjithatë gjasat janë që debutimi të vijë një javë më vonë, në “Craven Cottage”  para tifozerisë së Fulham, në ndeshjen ndaj Bournemouth. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!