Vjen “shansi i artë” për 21-vjeçarin, trajneri Sylvinho fton në Kombëtare Ernest Muçin

schedule20:08 - 16 Mars, 2023

schedule 20:08 - 16 Mars, 2023

Pas konfirmimit të Taulant Seferit në listën e teknikut Sylvinho, për sfidën e 27 marsit ndaj Polonisë në Varshavë për eleminatorët e Euro 2024, tashmë është konfirmuar dhe ftesa për një ish-sulmues tjetër të skuadrës së Tiranës. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin e Legia Ëarsaë, Ernest Muçi, i cili që prej shkurtit të vitit 2021 po shkëlqen në Kampionatin polak të futbollit.

Muçi ka zhvilluar 2 ndeshje me Kombëtaren A, teksa më parë ka qenë pjesë dhe e Kombëtares U-21 dhe tashmë ish-anësori i Tiranës, mund të tregojë vlerat e tij përballë teknikut Sylvinho, ku mund të “përfitojë” dhe nga mungesa e Armando Broja në radhët e “legjionarëve”.

Lajmin për ftesën e Muçit e dha trajneri i Legias, Kosta Runjaic, në një komunikim me mediat. Trajneri i polakëve ka vlerësuar performancën e Muçit, teksa tregon se 21-vjeçari shqiptar ka mundësi për rritjen e performancës.

“Jemi të kënaqur me Ernest Muçin. Ky futbollist ka marrë një formë të mirë, ndonëse ka pasur edhe më parë shpërthime të talentit të tij. Unë mund të shoh ndikimin që ka në lojë. Më duket sikur është pjekur. Ai duhet të punojë ende në anën taktike, por dëgjon në stërvitje dhe ende mendoj se ka treguar vetëm një pjesë të aftësive të tij. Ka një vend të madh për përmirësim”,- u shpreh  tekniku Runjaic. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!