Fabian Ruiz rezultoi pozitiv me Covid-19 më datë 16 janar dhe prej asaj ditë qëndron i izoluar në karantinë. Ylli spanjoll ka qenë një mungesë e madhe për Napolin këtë periudhë.
Fantazisti ka marrë lajmin e shumëpritur ditën e sotme. Tamponi i fundit ka rezultuar negativ, lajm që e jep vetë lojtari iberik me anë të një postimi në “Instagram”.
“Dola negativ. Sapo e mora vesh lajmin e madh. Shumë shpejt do t’i bashkohem shokëve në stërvitje. Ju falënderoj për mesazhet dhe mos harroni që koronavirusi qarkullon akoma vërdallë“, shkruan Fabian Ruiz. /abcnews.al