“Vjen Monika e thotë kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo?” Grevistet, të irrituara me Kryemadhin

schedule10:15 - 19 Tetor, 2020

schedule 10:15 - 19 Tetor, 2020

Teksa vijon grava e urisë së naftëtarëve të Uzinës së Ballshit, kryeministri Rama bëri thirrje që të heqin dorë nga greva dhe të ulen ë bisedojnë.

Tashmë janë naftëtaret gra ato që ngrenë zërin dhe kërkesat e tyre që vijojnë të jenë të njëjta.

Ndërsa thonë se po kërkojnë thjesht bukën e fëmijëve, naftëtaret thonë se edhe deputetët që i kanë vizituar, “kanë ardhur për t’u tallur.”
Një nga zonjat madje përmend kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, ishte shprehur se e ka portofolin bosh.

Zonja shprehet:

“Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve. /abcnews.al