Dalin edhe përgjigjet e Teutës. Asnjë rast pozitiv me koronavirus në kampin e fituesve të Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë në sezonin e fundit, duke qetësuar trajnerin Martini.
Bregdetarët do të presin Granadën nesër në “Niko Dovana” (16:00), përballje i vlefshëm për raundin e dytë të Europa League.
“Dje skuadra i është nënshtruar testeve në prag të ndeshjes me Granadën në kuadër të Europa League dhe sapo kemi marr rezultatet e testeve për COVID-19.
Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kan rezultuar NEGATIV. JEMI GATI PËR NDESHJE“, lexohet në postimin e Teutës në faqen zyrtare.
Më herët dolën edhe përgjigjet e tamponëve te Laçi dhe Kukësi. Për fat të mirë, asnjë rast pozitiv në dy klubet veriore, që nesër do të masin forcat ndaj Hapoel Beer Sheva dhe Wolfsburg. /abcnews.al