Shumë pak futbolldashës e mendonin në këtë fillim merkatoje vere, se “kollosi” italian i mbrojtjes, Leonardo Bonucci do të largohej nga “bardhezinjtë” e Juventus, për të nisur një “aventurë” të re diku tjetër.
Mirëpo, mesa duket ky moment ka ardhur dhe këtë të premte, “veterani” italian është zyrtarizuar te gjermanët e Union Berlin, me 36-vjeçarin, që ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare, me skuadrën e Bundesliga.
Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë “aventurës” së tij te Juventus, “aventurë” që zgjati pothuajse gjithë karrierën, Bonucci zhvilloi në total 502 përballje, ku arriti të shënojë 37 gola, si dhe të dhurojë 10 asistime. Përsa i përket trofeve, italiani arriti të fitojë me “zonjën e vjetër” plot 8 herë titullin kampion të Serie A, 4 herë Kupën e Italisë, si dhe 5 herë Superkupën e Italisë. /i.m /abcnews.al