Vjen edhe firma, Shkëndija rinovon me talentin e Shqipërisë U21

schedule14:32 - 13 Nëntor, 2019

schedule 14:32 - 13 Nëntor, 2019

Tre fitoret rresht mes kupës dhe kampionatit kanë rikthyer qetësinë te kuqezinjtë e Shkëndijës. Drejtuesit e klubit kanë përfituar nga ndërprerja e kampionatit për të rinovuar me një nga lojtarët më premtues të ekipit.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë zgjatur bashkëpunimin me Arbin Zejnullain. 20-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv, numëron 528 minuta aktivizim në kampionat gjatë këtij sezoni me ekipin e Ernest Gjokës dhe është pjesë e Shqipërisë U21 (numëron dy ndeshje të zhvilluara me kuqezinjtë).

Kontrata mes Shkëndijës dhe Zejnullait është rinovuar deri në vitin 2023. Lojtari i lindur në Tetovë është një prodhim vendas dhe do të vazhdojë të mbajë mbi supe edhe për tre sezone të tjera fanellën e ekipit të zemrës. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Zyrtare: Arbin Zejnullai rinovon deri në viti 2023 ✍

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!