Vjehrri plagosi dhëndrin, vendosen policë në shtëpitë e tyre (Video)

schedule12:42 - 10 Shtator, 2018

schedule 12:42 - 10 Shtator, 2018

Konflikti për kujdestarinë e vajzës së vogël, u pasua me plagosjen e prindit të saj. Në Kamenice te Korçë një 54 vjeçar u arrestua pasi qëlloi ish dhëndrin me sëpatë në kokë.

Në afërsi të shtëpisë së Bezatit në Kamenicë janë vendosur police. Kryefamiljari i saj mbrëmjen e së dielës plagosi ish-dhëndrin 25 vjeçar Aleksander Maksuti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.

Autori 54 vjeçar Nizami Bezati e qëlloi atë me sëpatë në kokë. Fillimisht mes tyre pati një konflikt verbal, por më pas situata degradoi dhe Bezati përdori sëpatën.

Nuk dihen saktësisht shkaqet, por çifti i ri ishte divorcuar. Dhe midis familjeve ishte hapur sherri për kujdestarinë e vajzës së tyre të vogël. Autori u vendos në pranga, por frika e hakmarrjes ka mbërthyer të dy familjet.

Për këtë arsye, policia vendosi punonjës të saj për t’i mbajtur në vëzhgim për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Shtëpitë e tyre ndodhen afër njëra-tjetrës dhe të gjithë pjestarët bëjnë lëvizje të kontrolluara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!