Vjedhje nën kërcënimin e armës, kapet pas 11 vitesh 46 vjeçari në Fier, në kërkim bashkëpunëtori

schedule09:16 - 2 Gusht, 2023

schedule 09:16 - 2 Gusht, 2023

Një 46 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pas 11 vitesh, pasi akuzohet për një vjedhje të ndodhur nën kërcënimin e armës në vitin 2012.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Portëz ku i arrestuari vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 600 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!