Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona për vepra penale të ndryshme. Mësohet se një i dënuar më parë për vjedhje, vjedhur një pajisje elektronike, në një banesë.
Sakaq, katër persona të tjera janë kapur me lëndë narkotike në automjet dhe në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin 44 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, pasi ka vjedhur një pajisje elektronike, në një banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan në flagrancë shtetasin 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
28 vjeç dhe 25 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në efektin e lëndëve narkotike;
40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur./abcnews.al