Vjedhja e armëve në ‘Pashaliman’, dënohen me burg 3 ushtarakët

schedule18:29 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 18:29 - 18 Dhjetor, 2019

Gjykata e Vlorës ka dënuar me burg 3 ushtarakët e Pashalimanit pasi një vit më parë u verifikua se në bazën ushtarake ishin vjedhur armë, ndërsa të katërtin me dënim alternativ.

Ardit Ramaj është dënuar me 16 muaj burg me akuzën e shpërdorimit të detyres. Lesko Ramosaco me 16 muaj burg dhe me 20 muaj burg është dënuar Ervis Memsulaj.

Kurse për Edlir Nelaj është dhënë 12 muaj burg të konvertuar në 200 orë punë në interes publik. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Viola Canaj, në 5 dhjetor.

Sot ai është zbardhur. Të katër ushtarakët akuzohen “Për shpërdorim detyre”, Shkelja të rregullave të shërbimit” dhe për bashkëpunim në vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!