Vizita treditore e Harry dhe Meghan në Nigeri

schedule14:03 - 11 Maj, 2024

schedule 14:03 - 11 Maj, 2024

Princi Harry i Britanisë dhe gruaja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, mbërritën në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, të premten për të filluar një vizitë tre-ditore në kombin më të populluar të Afrikës.

Ky është udhëtimi i tyre i parë që nga viti 2019, kur ata vizituan disa vende të Afrikës, pasi në atë kohë ata ende punonin për Familjen Mbretërore të Britanisë së Madhe.

Gjatë ndalesës së tyre të parë në një shkollë lokale, Lightway Academy, Meghan Markle foli në eventin hapës të një sesioni mbi shëndetin mendor, organizuar nga OJQ-ja lokale GEANCO.

Çifti i famshëm pritet të takojë ministrin e mbrojtjes të Nigerisë dhe më pas Harry do të udhëtojë në Kaduna për të takuar ushtarët e plagosur në spitalin ushtarak të qytetit./abcnews.al