Një myslimane e dashuruar pas artit bizantin. Studiuesja e re Vlora Demiraj me origjinë nga Maqedonia e Veriut, grishjen e parë për kryqëzimin e kulturave bizantine dhe osmane e mori nga vizita në vendin e shenjtë hibrid, kishe-xhami” Shën Sofi në Stamboll. Interesi i studiueses së artit është estetika, e jo praktika fetare.
“Nga dëshira e madhe që kam dashur të prek nga pak, vendosa të vazhdoj në një drejtim siç është historia e artit. Studimet e mi atë larta i kam kryer në Stamboll. E vërteta është se Stambolli është i nderuar mbi religjione. Në fakt studimi atje tregoi që të shoh edhe anën tjetër të medaljes që është kryeqendra e Bizantit. Një nga arsyet që zgjodha të prek artin bizantin është se studioja në Turqi dhe në atë pjesë shqiptarët njihen sikur historia ka nisur nga atje”, tha ajo.
Kontakti i parë me ikonografët e shquar, piktorët Onufri dhe David Selenica kanë qenë një zbulim i veçantë i mistereve të artit bizantin. Hulumtimi në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe Kishat e këtij rajoni, e bënë që të haset më shumë të panjohura. Voskopoja qendra periferike e Bizantit, ka një rol të veçantë në formimin e Vlorës.
“Pavarësisht kanonve, këto artistë arritën të japin diçka. Të mos jenë piktura statike. Arti shqiptar lulëzoi kur perandoria Biznatine ra. Dua që më tepër se të huajt, dua ne si shqiptar ta dimë. Është një mungese informacioni”, tha ajo.
Ëndrra e Vlorës për kulturën bizantine vijon, ajo nuk mjaftohet vetëm me shkrimet, apo leksionet në auditor. Dëshira e saj mbetet kurimi i një ekspozite me objekte konkrete të kësaj kulture, veçanërisht ikona.