Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka mbërritur në godinën e qeverisë. Takimi i mbyllur dhe i ngushtë në “Vilën 31” ka përfunduar.
Në Kryeministri është parashikuar një mbledhje e shkurtër dhe më pas do të nisë edhe aktiviteti festiv në bulevardin kryesor të Tiranës.
Zona në bulevard është mbushur edhe me qytetarë, të cilët u ftuan nga Rama.
Ceremonia pritet të nisë në orën 19:00, ndërsa do të jetë kryeministri Rama ai që do të mbajë një fjalim dhe rreth orës 19:25 do të jetë Clinton ai që do t’i drejtohet të pranishmëve.r.t/abcnews.al