Diplomati Agim Nesho e cilëson si mbështetje për Lulzim Bashën vizitën e zv.ambasadorit amerikan, Demian Smith në selinë blu ditën e sotme, dy ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.
Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nesho thotë se megjithatë nuk është hera e parë që amerikanët bëjnë një veprim të tillë. Ish-ambasadori kujton komunikimin që SHBA-të i kanë bërë Sali Berishës për Ramën dhe 21 janarin, që përfundoi më pas me vrasjen e 4 qytetarëve.
“Ka pasur një retorikë përkrahëse të SHBA për zotin Basha. Veprime të tilla të diplomatëve amerikanë nuk bëhen për herë të parë. Në 2011 kur ambasada amerikane ka kontaktuar gjithë administratën e zotit Berisha që i kanë paralajmëruar për efektet që mund të kishte 21 janari duke thënë se do të jetë një provokim që synon destabilizimin e vendit. Edhe direkt i kanë thënë që roli i zotit Rama në këtë moment është destabilizues.
Kjo është një simbolikë lidhte me gjithë jetën politike të individëve. Kjo i shërben vetë regjimit kleptokrat që ka kapur shtetin që kërkon që opozita të lëngojë më shumë. Ka një moment që do të zgjidhet. Sado që tentohet të mbahet një seli ti mund të mbash 5% por nuk je më në lojë. I shërben regjimit”, deklaroi Nesho.
Gjithashtu edhe anëtari i kryesisë Gazmend Koduzi e sheh si mbështetje për Bashën vizitën e zv.ambasadorit ditën e sotme në selinë blu.
“Absolutisht po, por edhe për PD-në si institucion. Sigurisht që data 8 nuk ka për të ndodhu asgjë. Asnjë demokrat që ka kontribuar në këto 30 vite nuk duan ta dëmtojnë PD. nëse persona siç u kapën herën e kaluar që shkojnë pas gjuhës së dhunës, që doktori ka përdoru kohët e fundit sigurisht që do jenë aty. Sigurisht që është mbështetje3. Nuk është vetëm vizita e zv.ambasadorit sot. Në tetor ishin një grup senatoresh në zyrën e Bashës dhe më pas edhe Eskobar. Duke iu treguar shqiptarëve që institucioni është PD dhe ne njohim zotin Basha”, deklaroi Koduzi. g.v/abcnews.al