Vizita e Ramës dhe mërzitja e Athinës/ “Zëdhënësi i qeverisë greke me deklaratë politike”, gazetari: Kryeministri dha mesazhet të qarta në Greqi

schedule23:42 - 4 Nëntor, 2024

schedule 23:42 - 4 Nëntor, 2024

Gazetari Ermal Qori në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik.

Gjatë bisedës në studio, gazetari renditi disa nga çështjet më të rëndësishme të këtij takimi, ndërsa u shpreh se kryeministri Rama dha mesazhet e duhura dhe të qarta që Athina të respektojë të drejtat e shqiptarëve.

Gjithashtu, gazetari Qori, u shpreh se shqiptarët në Greqi janë integruar dhe kanë kontribuar në atë shoqëri, por pavarësisht kësaj ende ka diskriminim.

“Një takim që solli shumë mesazhe si nga ana e qeverisë shqiptare, por edhe mesazhe të marra nga qeveria greke. Më pas dita filloi edhe me një vëmendje të madhe, edhe pas deklaratave të kryeministrit. Ishin disa çështje duke nisur nga bllokimi i gazetarëve, por edhe protestat që supozoheshin të bëheshin nga emigrantë atje, gjithashtu dhe vorio epiri, por edhe çështja e emigrantëve që vijojnë ende të jenë të parespektuar. Ka një lloj paragjykimi nga ana e Greqisë për shqiptarët pavarësisht se janë integruar në atë shoqëri dhe kontribuojnë në atë shoqëri. Ishte momenti i duhur kur kreu i mazhorancës dhe mesazhe të duhura, thirrjet ishte të drejtpërdrejta duke kërkuar në një farë formë “edhe një llogari” për padrejtësitë e shqiptarëve në gjithë këtë kohë”, tha ai.

Sa i përket reagimit të Athinës zyrtare, pas deklaratës së kryeministrit Rama i cilin nënvizoi gjatë takimit të zhvilluar me shqiptarët në Selanik se “vorio epiri ka vdekur”, gazetari e quan një retorikë të zëdhënësit të qeverisë greke.

“Greqia luan sot “kartën” e integrimit në raport me Shqipërinë. E ka luajtur shumë herë. Pati reagime, edhe për takimin e bërë të kryeministrit Rama në Selanik. Duhet parë në vijim se sa do të jetë në gjendje Greqia të bllokojë, por këto janë retorika politike deri diku. Pati diskutime të forta në studio televizive, kryeministri Rama dhe mesazhet e tij zunë vend në media. Por nuk pati një reagim apo përgjigje zyrtare për bllokimin e gazetarëve. Duket sikur Greqia po trembet disi…”, tha më tej gazetari Qori.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!