Vizita e Olaf Scholz në Washington, cila ishte çështja kryesore e diskutimit

schedule09:47 - 10 Shkurt, 2024

schedule 09:47 - 10 Shkurt, 2024

E shkurtër ishtevizita e Olaf Scholzit në Uashington: Por kancelari gjerman donte të bënte të qartë edhe një herë te partnerët amerikanë, se sa e rëndësishme është që SHBA-të të vijonë ndihmën ushtarake për Ukrainën. „Nuk kemi pse ta fshehim: pa ndihmën nga SHBA, Ukraina nuk do të jetë në gjendje të vetëmbrohet”, tha Scholz, para takimit me presidentin amerikan Joe Biden.

Por për momentin ndihma amerikane për Ukrainën ka ngecur në kongres. Biden është i indinjuar: “Zvarritja e ndihmës për Ukrainën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngjason me një pakujdesi penale”, tha presidenti amerikan gjatë takimit me kancelarin gjerman.

Takime me kongresmenë

Scholz ishte takuar më parë edhe me përfaqësues të Kongresit amerikan për të bindur sidomos republikanët që të mos e pengojnë ndihmën për Ukrainën. Biden e falenderoi kancelarin gjerman për rolin udhëheqës të Gjermanisë. Senati më parë e kishte pranuar për konsultim projektligjin që parashikon ndihmat ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin në masën prej 95,34 miliardë dollarë. Por miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve si dhomë e dytë e Kongresit Amerikan është shumë i pasigurt.​​ ​​

Tani e ka radhën Evropa

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare janë mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Ukrainës me afro 91 milliardë dollarë. Vetëm Gjermania ka ndarë për Ukrainën që nga fillimi i Luftës, në shkurt 2022, ndihma ushtarake  prej afro 30,3 miliardë dollarësh. Nëse Biden nuk do të arrijë t’i bindë ligjvënësit amerikanë të miratojnë ndihmat për Ukrainën, atëherë barra financiare bie mbi BE-në. Olaf Scholz-it do t’i duhet të punojë për ta shtyrë Evropën, të bëjë më shumë për Ukrainën. “Kjo është detyra e shtëpisë që mori me vete Scholz-i nga Uashingtoni”, thotë Michaela Kuefner, korrespondente e Deutsche Welle-s në Berlin dhe parashikon: “Bashkimi Evropian zakonisht hyn shpejt në një krizë që cënon interesat e anëtarëve të tij. Ky moment tani duket se po afrohet.”. DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!