Kryetari i bashkisë së Himarës nuk pret Mitsotakis, reagon Dule: Gjë e vogël për t’u diskutuar

schedule10:56 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 10:56 - 22 Dhjetor, 2022

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vizitoi sot Himarë por ai nuk u prit nga kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Mungesën e tij e ka komentuar dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili dha një prononcim për gazetarët pasi Mitsotakis u largua nga Himara pas takimit me minoritetin grek.

“Nga ajo që pamë është për t’u theksuar se sot janë dhënë mesazhe me frymë evropiane, bashkëpunimi, miqësie dhe fqinjësie të mirë të z. Mitsotakis. E pamë të gjithë dhe çdo politikan, pamë një shembull se si sillet një kryeministër, si ndërvepron me qytetarët, si i përfaqëson ata.

Ndërkohë, i pyetur për faktin se nuk ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ai tha: “Këto nuk janë diskutime të ditës së sotme. Sot ishte Mitsotakis. Ngjarja është shumë e madhe lidhur me gjëra shumë të vogla.”, u përgjigj ai për gazetarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!