Vizita e Lord Cameron/ Pedagogia: Në fokus ndalimi i emigracionit të paligjshëm, Shqipëria të lobojë për lehtësimin e procedurave për vizat

schedule18:25 - 22 Maj, 2024

schedule 18:25 - 22 Maj, 2024

TIRANË– Pedagogia Klodiana Beshku, e ftuar në “Special Report” në ABC News, tha se vizita e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Lord Cameron në Tiranë, kishte në fokus çështjen e emigracionit të paligjshëm, një fenomen që vazhdon të shqetësojë ishullin prej kohësh.

“Sekretari britanik Cameron në Tiranë ishte për situatën e emigracionit të paligjshëm. Mbretëria e Bashkuar dhe qytetarët britanikë janë të ndejshëm ndaj këtij fenomeni, pasi ky fenomen ka ardhur duke u rritur’, tha ajo.

Sipas pedagoges, Shqipëria duhet të lobojë me më fort me Britaninë e Madhe për të lehtësuar procesin e marrjes së vizave nga qytetarët shqiptarë dhe kështu të krijojë lehtësira për ata që “ëndërrojnë” tokën britanike.

“Ka emigracion të paligjshëm në Angli, dhe shqiptarët janë një numër i lartë, por ajo që duhet të lobojmë është lehtësimi i procedurave për emigracionin e ligjshme”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!