Vizita e Erdogan, Berisha e bojkotoi, Basha e dëgjoi me kufje, Meta: Do kisha bërë një sforco

schedule16:12 - 18 Janar, 2022

schedule 16:12 - 18 Janar, 2022

Presidenti turk Rexhep Tayp Erdogan qëndroi për 10 orë në Shqipëri në vizitën zyrtare që zhvilloi këtë të hënë.

Axhenda e kreut të shtetit turk ishte paracaktuar të kishte vizita në banesat e rindërtuara, takim me kreun e qeverisë madje edhe një fjalë përshëndetëse në parlament, por ajo që ra në sy ishte një takim me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Për këtë anashkalim nga protokolli i presidentit turk, Ilir Meta kishte këtë koment.

“Sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar Erdogan. Erdogan ka qenë i ftuar i Qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i Qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri. Nëse do kërkonte një takim sot do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një axhendë vërtet shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë. Doja të falënderoja me shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar”, deklaroi Meta.

Por edhe pse ishte zotuar se do të ishte në seancën e parë parlamentare, prezenca e presidentit turk, Erdogan, bëri që të bojkotonte parlamentin edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit nuk e mohoi që mungesa e tij ishte një shenjë e pastër proteste ndaj sjelljeve të Edogan.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezolta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës”.

Pavarësisht të gjithave, Erdogan e vazhdoi i pashqetësuar vizitën e tij. I vetmi që qëndroi në sallën e Parlamentit me të gjithë deputetët e tij ishte kreu i PD, Lulzim Basha.

Ky i fundit edhe përse nuk pati asnjë shtrëngim dore, bisedë të shkurtër apo një përshëndetje miqësore gjatë fjalës së presidentit turk, qëndroi përgjatë gjithë fjalimit të presidentit turk në sallën e parlamentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!