Vizita e Blinken në Tiranë, avokati: Do të ketë mesazhe të qarta edhe për drejtësinë!

schedule23:45 - 13 Shkurt, 2024

schedule 23:45 - 13 Shkurt, 2024

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të jetë në Tiranë më 15 shkurt.

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara u shpreh se në këtë vizitë pritet që sekretari amerikan i Shtetit të ‘vendosë piketat’, pasi përveç takimet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama do të ketë takime edhe me kreun e SPAK.

Ai shtoi se do të jetë një vizitë që do të ketë mesazhe të qarta edhe për drejtësinë.

“Do të vendosë piketat dhe do të shprehë falënderime për bashkëpunime që kanë bërë me Shqipërinë, do të ketë takime edhe me presidentin Begajn, por do të ketë edhe takim me kreun e SPAK dhe me të gjithë stafin SPAK. Pra do të jetë një vizitë ku do të shprehen interesa për stabilitetin për aleancën e Shqipërisë, do të jetë një vizitë me mesazhe për drejtësinë. Tani e kemi parë që Meta është si “i vdekuri i pakallur”, ndërsa Berisha është fantazmë. Berisha dhe Meta kanë treguar që kur çojnë vetë kallëzime për të tjerë në SPAK e inkurajojnë SPAK-un, por kur të tjerët çojnë, ato nuk lënë gjë pa bërë kundër”, u shpreh avokati.

I ndalur tek qëndrimet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, avokati tha se tashmë është i demotivuar dhe se i ka humbur shpresat, sipas tij shumë shpejt do të mbyllet një çështje që po hetohet.

“Dosjet e Metës janë në SPAK. Meta është thirrur në SPAK, edhe Monikës i janë sekuestruar disa telefona dhe mendoj që shumë shpejt do të kemi një mbyllje për një çështje të hetimeve, por Metën e shoh të ‘squllur’ të demotivuar dhe me një shpresë të humbur”, shtoi më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!