Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë me tre dhe katër korrik. Presidenti i 42 i SHBA ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama i cili do ta nderojë me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Një ceremoni e posaçme zyrtare ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë është planifikuar të zhvillohet për ndër të tij pasditen e të hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Presidentin Klinton të marrë çmimin e akorduar.
Pas vlerësimit me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike, rreth orës 19: 25, ish Presidenti amerikan do të ketë dhe një fjalim për të pranishmit.
Presidenti I 42 I Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton pati rol udhëheqës që NATO të bombardonte Serbinë dhe të clironte Kosovën.
Klinton vjen në Tiranë në një kohe në marrëdhëniesh të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë e Amerika ka shtuar vëmendjen në Ballkan./abcnews.al